Gjeorgjia fiton ndaj Maltës

Basketboll

Gjeorgjia fiton ndaj Maltës

Më: 28 korrik 2024 Në ora: 16:51
Gjeorgjia

Gjeorgjia U18 ka shënuar fitore me rezultat 61:56 ndaj Maltës, në ndeshjen që u luajt në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.

Gjeorgjia siguroi vendin e pestë, ndërsa Malta u rendit në pozitën e gjashtë.

Të dy kombëtaret treguan lojë mesatare dhe vashat e reja gjeorgjiane ngadhënjyen.

Kampionati FIBA U-18 për Femra, Divizioni C, po mbahet nga data 23 deri më 28 korrik, në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat