Është një shkrim i çuditshëm nga mediumet serbe madje duke e faktorizuar basketbollistin serb Miroslav Raduljica.
Kush është Raduljica?
Pse mediat serbe i japin aq shumë vëmendje një lojtari serb që nuk ka kurrfarë peshe?
Më 24 shtator skuadra greke Maroussi ndeshet me Pejën në kuadër të Kupës së Evropës. Ndeshja e kthimit luhet më 27 shtator në Pejë.
Pamfleti serb “Kurir” ka shkarravitur mes të tjera: “Është sulmuar nga shqiptarët, të cilët e kanë kërcënuar në rrjetet sociale për shkak të një postimi në faqen zyrtare të klubit Maroussi, klubi ku ai luan”.
“Maroussi do të vizitojë Prishtinën në kuadër të eliminatoreve të FIBA’s Eurocup, ndeshja e parë është caktuar për 24 shtator në sallën ‘Agios Thomas’ në periferi të Athinës, e dyta është tre ditë më vonë. Klubi grek lajmëroi ndeshjen në faqen e tij në Instagram me paraqitjen e listës”, - transmeton portali“B92”.
Basketbollisti serb ka provokuar rëndë duke shkruar në profilin e tij “Kosovë e Metohi, Serbi”.
Ky provokim i tij, duhet të sanksionohet nga FIBA Europe.
“Shumë shpejt filluan të vijnë reagimet, kryesisht nga shqiptarët që “mezi presin të presin një basketbollist serb”. “Kosovë, Shqipëri, kur të vini këtu do ta shihni”, ka shkruar një përdorues i rrjetit social Instagram. Disa prej tyre kanë komentuar: "Mirë se vjen në ferr".
Komentet me përmbajtje të ngjashme kërcënuese janë rreshtuar poshtë komentit të Raduljicës, ndaj mbetet të shihet nëse basketbollisti serb do të udhëtojë për këtë ndeshje”, shkarravit “Kurir".