Ylli e zyrtarizon trajnerin e ri amerikan

Basketboll

Ylli e zyrtarizon trajnerin e ri amerikan

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 14:57
Owens

Golden Eagle Ylli është bërë me trajner të ri.

Klubi nga THeranda ia ka dhënë mirëseardhjen trajnerit amerikan, John Casey Owens, i cili e ka një përvojë të gjatë ndërkombëtare, duke punuar madje edhe në ligën më të fortë në botë – NBA si asistent..

“Mirësevjen, John Casey Owens! Kemi arritur marrëveshje me trajnerin amerikan, John Casey Owens, i cili vjen me një përvojë si trajner në G-League, asistent në NBA në ekipin LA Lakers, si dhe së fundmi udhëhoqi ekipin Kazma SC në Kuëait.

Ai do të na udhëheq në drejtimin e fitoreve të reja. Le të fillojmë këtë aventurë të re dhe të mbushur me energji!”, njofton klubi therandas, i cili synon t’ju kthehet sukseseve të viteve të kaluara.

Owens do ta drejtojë Yllin në sezonin 2024/25 pasi nënshkroi kontratë njëvjeçare. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat