Sigal Prishtina i ka zyrtarizuar sot edhe dy përforcime të reja për sezonin e ardhshëm.
Bardhekaltrit kanë njoftuar përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale se e kanë rikthyer Eliot Pecin, ndërsa e kanë transferuar edhe Adhurim Alijajn.
Këto përforcime janë në vazhdën e përforcimeve dhe të vazhdimeve të kontratave që po i bëjnë kryeqytetasit.
Ata dje njoftuan se e kanë vazhduar bashkëpunimin me Fisnik Rugovën dhe me Muhamedali Janjevën, të cilët i nënshkruan kontratat e reja me klubin.