​Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Basketbollit në eSports

Basketboll

​Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Basketbollit në eSports

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Federata e Basketbollit e Kosovës për herë të parë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të Basketbollit në eSports, eFIBA Sezoni 3

Federata e Basketbollit e Kosovës për herë të parë do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të eSports në basketboll, eFIBA. Ky do të jetë sezoni i tretë i këtij kampionati i organizuar nga FIBA.

eFIBA Kampionati Botëror për shtetet anëtare të FIBA luhet në lojën NBA 2K në PS5, formati 5vs5 në versionin Pro Am. Përderisa në sezonin e parë ishin pjesëmarrëse rreth 30 shtete, vitin e kaluar, për çmimin e më të mirit garuan më tepër se 60 shtete. Grupi i çmimeve në sezonin e dytë ishte 50,000 Euro dhe SHBA-të u shpallën kampioni. Ky rrugëtim, dëshmon rritjen e shpejt të eSports dhe ndikimin edhe te sportet tradicionale.

Kosova këtë vit do të marrë pjesë për herë të parë në këtë kampionat. Kosova do të fillojë këtë rrugëtim në fazën e para-kualifikimeve të shteteve evropiane që zhvillohet online gjatë muajit Tetor 2024. Ekipet që do të kualifikohen për fazën finale do të luajnë LAN (fizikisht) në njërin nga shtetet që do të caktohet nga FIBA.

FBK është duke kërkuar më të mirët në lojën NBA 2K, dhe ata do të përfaqësojnë vendin tonë në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat