Klubi i basketbollit Proton Cable Prizreni po organizohet e përforcohet në çdo segment për edicionin e ri.
Klubi prizrenas e ka rikthyer Arbnor Rifatin.
Proton Cable Prizreni me trajnerin Riifati synon që t’i realizojë objektivat që ka për edicionin 2024-2025.
“Arbnor Rifati rikthehet nën drejtimin e ekipit tonë.
Nën drejtimin e tij, ekipi ynë ka siguruar 105 fitore e 72 humbje në Ligën e Kosovës dhe Ligën Unike.
Ka udhëhequr skuadren nga viti 2016 deri në 2022 dhe tani, pas 20 muajsh, kthehet për të na udhëhequr përsëri.
Ne vitin 2016 ishte trajner i Golden Eagle.
Për dy vite ka qenë pjesë e reprezentacionit. Arkitekti i ekipit, themeluesi i ekipit dhe truri i suksesit tonë. Kampion i stinorit rregullt 2020-21.
Liga unike vendi i 3-të në edicionin 2021-22 ku shpallet edhe trajneri vitit nga eurobasket.com.
Fitues i Superkupës të vetme në Prizren në edicionin 2021-22”, ka njoftuar klubi prizrenas.