Wenbanyama: Jam i shqetësuar për kundërshtarët

Basketboll

Wenbanyama: Jam i shqetësuar për kundërshtarët

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 16:01
Victor Wenbanyama në veprim

Basketbollisti shtatlartë francez Victor Wenbanyama, nuk e ka harruar ende humbjen në finalen e Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ku kombëtarja e tij u mund 98-87 nga Amerika.

Për 20-vjeçarin, kjo ishte pjesëmarrja e parë olimpike pas debutimit sezoni e kaluar në NBA me San Antonio Spurs. I gjatë 2.24 metra, ai ka qenë një makth për të gjithë në parket, i jashtëzakonshëm nën tabelë.

“Kujtoj që isha mjaft i trishtuar pasi përfundoi ndeshja, por nga ana tjetër kuptoj se kemi bërë rrugëtimin tonë dhe jemi paraqitur mirë. Falënderoj edhe një herë titozët që na mbështetën”, tha Wenbayama.

“Në karrierën time përpiqem t’i bëj gjërat pa patur asnjë keqardhje, ndaj deri më tani nuk kam asnjë të tillë:

Si nga sezoni i kaluar në NBA me Spurs ashtu dhe nga Olimpiada”, tha gjigandi francez.

Ai u dërgon një mesazh rivalëve të tij në NBA: “Po mësoj ende, jam i ri. Ndershmërisht, jam i shqetësuar për kundërshtarët që do të përballen me mua pas disa vitesh. Në NBA e kudo që do të luaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat