Junior 06 përforcohet edhe me një basketbolliste të talentuar

Basketboll

Junior 06 përforcohet edhe me një basketbolliste të talentuar

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 14:43
Klestra Shatri

KB “Junior 06” ka përforcuar radhët e veta edhe me një lojtare tjetër cilësore.

Fjala është për lojtaren e talentuar Klestra Shatri.

“Klestra është basketbolliste që premton.

Ajo ka lindur më 2007.

Luan në pozitat 3 dhe 4, ndërkohë, falë cilësive të saja, luan edhe për Kosovën (U-18). 

Pa dyshim ne presim shumë edhe nga kjo talente, e cila jo vetëm që do të kontribuojë për skuadrën tonë, por ajo njëherësh do të fitojë përvojë edhe më shumë me ekipin tonë në Superligën e femrave”, ka thënë kryetari i KB “Junior 06”, Ramush Rushit
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat