KB “Junior 06” ka përforcuar radhët e veta edhe me një lojtare tjetër cilësore.
Fjala është për lojtaren e talentuar Klestra Shatri.
“Klestra është basketbolliste që premton.
Ajo ka lindur më 2007.
Luan në pozitat 3 dhe 4, ndërkohë, falë cilësive të saja, luan edhe për Kosovën (U-18).
Pa dyshim ne presim shumë edhe nga kjo talente, e cila jo vetëm që do të kontribuojë për skuadrën tonë, por ajo njëherësh do të fitojë përvojë edhe më shumë me ekipin tonë në Superligën e femrave”, ka thënë kryetari i KB “Junior 06”, Ramush Rushit