Kur Blerim Vuniqi solli fitoren e Trepçës dhe gjunjëzoi gjyqtarët e Nishit e të Beogradit

Basketboll

Kur Blerim Vuniqi solli fitoren e Trepçës dhe gjunjëzoi gjyqtarët e Nishit e të Beogradit

Nga: K. Goca Më: 24 gusht 2024 Në ora: 14:20
Blerim Vuniqi

Blerim Vuniqi, prej ish basketbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova, shkëlqeu në vitet e 70-ta dhe të 80-ta.

Një ndeshje që edhe sot mbahet mend nga dashamirët e basketbollit të Kosovës, padyshim është më 4 nëntor të vitit 1984 mes Trepçës së Mitrovicës dhe Agrokumanovës, në kuadër të Ligës së Parë B Federative të ish Jugosllavisë.

Vuniqi nuk u aktivizua fare në pjesën e parë por me hyrjen e tij në pjesën e dytë e shembi Agrokumanovën.

Image

Pamje nga një ndeshje 

20 minuta e pjesës së dytë, i mjaftuan “snajperistit” Blerim Vuniqit, që me stilin e tij t’i realizoi 17 pikë shkatërruese për rivalin.

Ai ishte i pandalshëm, lere që i dha leksion rivalit por ka mposhtur edhe gjyqtarët si Vidanoviqin nga Nishi e Obradoviqin nga Beogradi.     

“Referët Vidanoviqi i Nishit dhe Obradoviqi i Beogradit, duke e udhëhequr me gabime lojën, ndikuan që atmosfera në sallë, disa herë të elektrizohet”, ka shkruar sportit i “Rilindjes”.

Lojtar i ndeshjes pa dyshim ishte Vuniqi.

“Merita më të mëdha për këtë ka Blerim Vuniqi, i cili nuk dimë pse nuk luajti në pjesën e parë.

Me të hyrë në lojë ai jo vetëm që ishte preciz, por shtoi moralin edhe tek bashkëlojtarët e tjerë, të cilët sikur u zgjuan nga gjumi dhe filluan ta bombardojnë koshin mysafirë.

Rezultati në këtë mënyrë shumë shpejt u ndryshua e pastaj kosh pas koshi u arrit fitorja bindëse prej 10 pikësh epërsi e cila dukshëm ngjalli shpresat në luftë për ekzistencë”, ka shkruar gazetari I. Begu në atëkohë.

Trepça - Agrokumanova 88:78 (34:37)

Palestra e sportit "Minatori" Mitrovicë.
Shikues: 800.
Gjyqtarë: Vidanoviqi (Nishi) dhe Obradoviqi (Beograd).
Pesë gabime personale: Zekolli e Vuniqi.
Trepça: Perani 10, Radulloviq 4, Beqiragiq 4, Millosheviqi 1, Karabegu 10, Blerim Vuniqi 17, Milladinoviqi 26, Hajrizi, Zekolli 12, Bozhoviqi 2, Radibratoviqi dhe Musoviqi 2.
Agrokumanova: Dejanoviqi 2, Todoroviqi 22, Trendevski, Sl. Todoroviq, K. Todoroviqi, Jelloviqi 10, Radenkov, Jovanovski, Tomanoviqi 15, Mlladenov 4, Prosenik 11 dhe Pejatovii 5. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat