Nderim Nagavci nis punën në stafin e KB Shkupi

Basketboll

Nderim Nagavci nis punën në stafin e KB Shkupi

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 19:56
Nderim Nagavci

KB Shkupi ka njoftuar në faqen e saj zyrtare në Facebook se kanë arritur marrëveshje me trajnerin Nderim Nagavci, i cili do të jetë në stafin e ekipit të parë dhe koordinator i Akademisë.

"Të nderuar dashamirë të klubit dhe të basketbollit, dëshirojmë të ndajmë me ju lajmin që kemi arritur marrëveshje me trajnerin

Nderim Nagavci, i cili së fundmi ishte pjesë e ekipit të TFT’së. Nderimi do të jetë pjesë e stafit të ekipit të parë dhe koordinator i akademisë sonë!

Nderimit i dëshirojmë shumë shëndet dhe suksese në punë", njofton KB Shkupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat