Mbahet “Mamba Celebrity Game”

Basketboll

Mbahet “Mamba Celebrity Game”

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 23:46
Pamje nga gara

Në fushën e basketit në Pishinën e Gërmisë për herë të tretë është mbajtur “Mamba Celebrity Game”.

Ky event mbahet në nderim të legjendës së basketbollit Kobe Bryant, i cili ndërroi jetë më 2020.

Eventi është organizuar nga Klubi 3x3 Prishtina në përkrahje të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në këtë ndeshje kanë luajtur legjenda të basketbollit dhe artit, duke bashkuar basketbollin me art për të dhuruar spektakël për të pranishmit.

Spektakël u zhvillua edhe në fushë, ku ndeshja shkoi në vazhdime, edhe pse rezultati ishte në plan të dytë.

Ngjarja u përcjell nga një numër i konsiderueshëm i tifozëve që u ndanë të kënaqur me ndeshjen e zhvilluar, ashtu si edhe lojtarët/et në fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat