Blerim Vuniqi me 25 pikë ishte fatal për Sllogën e Shkupit! Sa pikë shënoi Ferit Zekolli? 

Basketboll

Blerim Vuniqi me 25 pikë ishte fatal për Sllogën e Shkupit! Sa pikë shënoi Ferit Zekolli? 

Nga: K.G. Më: 25 gusht 2024 Në ora: 14:33
Blerim Vuniqi

Vitet e 80-ta janë të paharruara për gjeneratat e mesme dhe të vjetra!

Ish basketbollisti i mirënjohur Blerim Vuniqi kishte shkëlqyer në parket kundër Sllogës së Shkupit në kuadër të ndeshjes së Ligës së Parë B të ish Jugosllavisë.

Trepça e kishte e mposhtur me dy pikë dallim (85:83) Sllogën.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar me 18 nëntor të vitit 1984.

Diferencën në fushë e kishte bërë Blerim Vuniqi me 25 pikë të shënuara ndaj rivalit nga Maqedonia.

Vuniqi ishte protagonist i fitores së Trepçës.

Edhe Ferit Zekolli ishte treguar i mirë duke shënuar 14 pikë.

Trepça  Slloga 83:81 (43:34)

Palestra e sportit “Minatori” në Mitrovicë.
Shikues: 800.
Gjyqtarë: Gjeroviq (Subotica) e Malishiq (Kragujevc).
Me pesë gabime personale: Vuniqi - Musa.
Trepça: Perani 4, Maxhuni, Beqiragiq, Peroviq, Karabegu 7, Vuniqi 25, Milladinoviq, Hajrizi, Zekolli 14, Bozhoviq 4, Radibratoviq 2 dhe Musoviq 14.
Slloga: Millinoviq 3, Murati,, Dilberovski 6, Ismajli 9, Dajkovski 2, Musa 15, Mushoviq 4, Haxhiburiq 19, Naumçevski dhe Todevski 27.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat