Ligjëruesit e seminarit për fuqizimin e klubeve janë ekspertë të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA), të cilët vijnë në Kosovë të ofrojnë ekspertizën e tyre për klubet e basketbollit kosovar:
Benjamin Gauthier, nga Basketball Champions League (BCL), i cili do të ligjërojë mbi temën e identitetit të markës;
Petras Jasiunas gjithashtu do të ligjërojë mbi temën e identitetit të markës, por që ai do të sjellë përvojën e tij nga klubi nga Lituania, Rytas Vilnius.
Geoff Wilson, ekspert nga FIBA, i cili do të ligjërojë mbi temën e përmbajtjes dixhitale, video përmbajtjes dhe Email Marketing;
Darren Young, ekspert nga FIBA që do të ligjërojë mbi temën e përvojës së tifozëve në ndeshje;
Datat e seminarit:
31 gusht - 1 shtator 2024.