41 pikët e Naim Hajrizit kundër Trepçës dhe sjellja e çuditshme e milicëve

Basketboll

41 pikët e Naim Hajrizit kundër Trepçës dhe sjellja e çuditshme e milicëve

Nga: K. Goca Më: 28 gusht 2024 Në ora: 13:39
Naim Hajrizi

Ndeshja e basketbollit me 23 maj të vitit 1991 mes Vëllaznimit të Gjakovës dhe Trepçës së Mitrovicës nuk do të harrohet kurrë!

Ndeshje e fortë mes ekipeve dhe sjellje e çuditshme të milicëve të asaj kohe!

Basketbollisti Naim Hajrizi ka qenë trim i ndeshjes, duke shënuar 41 pikë kundër Trepçës. 

Gjakovarët shënuan fitore me rezultat 115:81 ndaj Trepçës, kjo ishte ndeshja e fundit në ish Jugosllavinë artificiale, shtet që u shpërbë në fund të qershorit (me fillimin e luftës në Slloveni). 

Gazetari i mirënjohur Blerim Vula për sportin e “Bujkut” ka pasqyruar atë që ngjau para dhe gjatë ndeshjes. 

"Basketbollistët e Vëllaznimit të Gjakovës, janë kampionë të rinj të Kosovës dhe anëtarë të Ligës së Parë të B federative të Jugosllavisë. 

Kupën dedikuar kampionit të Kosovës, kapitenit të gjakovarëve, Vëllaznim Rracit ia dorëzoi Fadil Dobroshi, kryetar i Shoqatës së klubeve të basketbollistike të Kosovës”, ka shkruar Vula.

Gazetari Vula ka shkruar në atëkohë edhe për një çudi që ndodhi para ndeshjes: “Kësaj ndeshjeje i parapriu në "paralojë" e çuditshme për botëkuptimet sportive por jo edhe për botëkuptimet "shtetit juridik" serb.

Një orë para fillimit të takimit, në pallatin e sporteve arriti një kordon milicësh të armatosur derri në dhëmbë, të cilët kontrolluan çdo skutë të pallatit si dhe një nga një shikuesit q[ hynin brenda. Kulminacioni arriti kur udhëheqësi i këtij kordoni milicësh i ftoi referët për t'u dhënë një "këshillë shoqërore" me ç’rast u tha se "...duhet të keni kujdes se si do të referoni...." Edhe çka duhet të përjetojmë ne në Kosovë!?”.

Vëllaznimi – Trepça 115:81 (60:50)

Palestra e sportit "Shani Nushi" në Gjakovë.
Shikues:600.
Gjyqtarë: Mehdi Gashi (Prishtinë), Miodrag Popoviq (Pejë). 
Vëllaznimi: Kumanova, Muhaxhiri 2, Nikoliqi 10, Osmani 11, Ukmata 4, Leti 6, Zherka 20, Hajrizi 41, Rraci 19 dhe Abazi 2.
Trepça: Ramoviq 17, Vasiq, Millosheviq, O. Radoviq, Jakshiq 1, Dikeullakos 5, Vlashkaliq 5, Bozhoviq 37, A. Radoviq 5 dhe Trajkoviq 10.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat