Ka filluar Seminari për Fuqizimin e Klubeve i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) në bashkëpunim me FIBA-n.
Seminari ka për qëllim ofrimin e njohurive për zhvillim, promovim dhe vizibilitet efektiv për klubet e basketbollit duke shfrytëzuar mekanizmat praktik të marketingut dhe promovimit.
Hapjen e Seminarit e ka bërë Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, duke falënderuar ligjëruesit e pjesëmarrësit, si dhe foli për rëndësinë e këtij Seminari.
Në këtë Seminar po ligjërojnë ekspertë nga FIBA: Benjamin Gauther, Petras Jasiunas, Geof Wilson dhe Darren Young.
Temat e Seminarit janë: Identiteti i Markës, Përmbajtja Digjitale, Video përmbajtja dhe Email Marketing.
Në Seminar po marrin pjesë klubet e basketbollit te seniorët dhe grupmoshat e reja në të dyja konkurrencat.
Seminari do të përfundojë të dielën.
FBK edhe më herët ka organizuar seminare të ngjashme që kanë për synim zhvillimin e klubeve të basketbollit në vendin tonë.