FBK-ja i uron shërim të shpejtë Drilon Hajrizit

Basketboll

FBK-ja i uron shërim të shpejtë Drilon Hajrizit

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 10:47
Drilon Hajrizi

Drilon Hajrizi po e kalon një periudhë të vështirë pas problemeve shëndetësore që iu shfaqën së fundmi.

Si rezultat, basketbollistit kosovar iu desh të operohej, ndërsa gjendja e tij është stabile.

Basketbollistit mitrovicas i uruan shërim të shpejtë klubet e Superligës dhe basketbollistë të njohur, ndërsa një gjë të tillë përmes një postimi e bëri sot edhe Federata e Basketbollit të Kosovës.

Të gjithë shpresojnë që përfaqësuesin kosovar ta shohin sa më shpejtë në parket për ta bërë atë që di ta bëjë më së miri.

Hajrizi konsideroher si njëri prej basketbollistëve më të mirë vendorë në Kosovën e pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat