Vdes ish kryetari i klubit të njohur në Kosovë 

Basketboll

Vdes ish kryetari i klubit të njohur në Kosovë 

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2024 Në ora: 15:07
Tyrhan Kosova

Lajm i hidhur për sportin e Kosovës.

Ka ndërruar jetë Dr. Tyrhan Kosova, ish kryetar i klubit të basketbollit Bashkimi nga Prizreni (meshkujt).

“Me hidhërim të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të njeriut tuaj të dashur, ish-kryetarit të nderuar të klubit basketbollistik “Bashkimi” dhe mjekut të përkushtuar e fisnik Dr. Tyrhan Kosova.

Kontributi i tij i palodhshëm në sport dhe përkushtimi i tij në fushën e mjekësisë kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e shumë njerëzve.

Në këto momente të vështira, jemi me ju në mendje dhe lutje. Ju urojmë forcë dhe kurajo për të përballuar këtë humbje të madhe", - njofton KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat