Nzeakor, përforcimi i radhës i KB Prishtinës

Basketboll

Nzeakor, përforcimi i radhës i KB Prishtinës

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 15:39
Josh Nzeakor

Basketbollisti Josh Nzeakor është përforcimi i radhës i KB Prishtinës.

Kryeqytetasit përmes një njoftimi, kanë konfirmuar marrëveshjen e arritur me Nzeakor.

Ai luan në pozitën katër, teksa skuadra e tij e fundit ka qenë Birmingham Squadron në G-League.

Nzeakor e pati një mesatare prej 3.2 pikësh dhe 2.2 asistimesh për ndeshje.

Basketbollisti ka bërë karrierë edhe në shtete si Franca, Gjermania, Meksika e Argjentina.

Ky përforcim për Prishtinën vjen në prag Superkupës së Kosovës në basketboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat