Në ethet e shortit

Basketboll

Në ethet e shortit

Më: 4 shtator 2024 Në ora: 23:49
Pamje nga një ndeshje

Të enjten (5 shtator) nga ora 11:00 do të hidhet shorti për edicionin e ri në Superliga Meshkujt.

Shorti do të hidhet në prani të përfaqësuesve të klubeve të elitës.

“Ky edicion pritet të jetë edhe më interesant, duke marrë parasysh përforcimet e skuadrave të elitës.

Edicioni i ri fillon më 14 shtator, kurse për herë të parë, ndeshjet finale të “Play-off”-it, do të zhvillohen me katër fitore, ku pritet garë shumë e ‘nxehtë’ për titullin e kampionit”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

Kujtojmë  se kampione në fuqi është Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat