Gjatë ditës së sotme në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës është hedhur shorti për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve.
Edicionin 2024/25 do të nisë me 14 shtator.
Kryendeshja e javës së parë është ajo ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës.
Vëllaznimi e pret Pejën, Sigal Prishtina udhëton tek Proton Cable Prizreni, kurse Bora ndeshet me Golden Eagle Yllin.
Kampione në fuqi në elitën e basketbollit kosovar është Trepça.
Më poshtë e gjeni shortin e plotë për edicionin e ri:
Java 1
Bashkimi – Trepça
Vëllaznimi – Peja
Proton Cable Prizreni – Sigal Prishtina
Bora – Golden Eagle Ylli
Java 2
Trepça – Golden Eagle Ylli
Sigal Prishtina – Bora
Peja – Proton Cable Prizreni
Bashkimi – Vëllaznimi