Prizreni do të jetë qyteti i basketbollit nga 7 deri më 11 gusht.
Palestra “Sezai Surroi” do të jetë arena e super ndeshjeve të tetë klubeve të elitës, që do të garojnë për trofeun e çmuar.
Të shtunën dhe të dielën do të zhvillohen ndeshjet çerekfinale, e më pas do të hidhet shorti sipas Propozicioneve të Garave, ku të hënën janë përballjet gjysmëfinale, derisa finalja zhvillohet të mërkurën.
Fituesja e fundit e Superkupës dhe kampionia aktuale, Trepça në çerekfinale do të ndeshet me Borën, që ka hyrë si kampione e Ligës së Parë, kurse të shtunën do të përballen Sigal Prishtina me Vëllaznimin.
Të dielën do të ndeshen Peja me Proton Cable Prizrenin, si dhe Golden Eagle Ylli me Bashkimi.
Superkupa organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës së bashku me KB Bashkimin e Prizrenit.
Orari
7 Shtator
E shtunë
17:00 Trepça – Bora
20:00 Sigal Prishtina – Vëllaznimi
8 Shtator
E diel
17:00 Peja – Proton Cable Prizreni
20:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi