Spektakli do të fillojë në qytetin e Prizrenit, i cili do të jetë nikoqir ku do të organizohet Superkupa e Kosovës në Basketboll,.
Në ndeshjet çerekfinale, fituesja e Kupës, Superkupës, por edhe kampionia Trepça do të ndeshet me Borën, që ka hyrë nga Liga e Parë, derisa Sigal Prishtina do të ndeshet me Vëllaznimin.
Të dielën sfidë interesante shihet mes Pejës dhe Proton Cable Prizrenit dhe Golden Eagle Yllit e Bashkimit.
Më 9 shtator do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, derisa finalja më 11 shtator.