Lajm i hidhur, humb jetën basketbollisti 

Basketboll

Lajm i hidhur, humb jetën basketbollisti 

Nga: K. G. Më: 8 shtator 2024 Në ora: 13:15
Ilkan Karaman

Një tragjedi e madhe tronditi basketbollin turk, 34-vjeçari Ilkan Karaman humbi jetën pasi u përplas nga një ngasës i dehur në Datka.

Karaman, 34 - vjeçar, ishte pjesë e skuadrës Beledeyesi të divizionit të dytë turk. 

I ndjeri ishte në kulmin e karrierës. 

Ai ka luajtur edhe për Fenerbahcen, Beshiktashin, Pinar Karsiaka, Tofas...

Karaman u përzgjodh edhe në draftin e NBA-së vitin 2012. si zgjedhja e 57-të e Brooklyn Nets, por nuk ka luajti kurrë në ligën më të fortë në botë.

Sipas raportimeve të mediave turke, Karaman ishte në trotuar duke pritur mikun e tij dhe në atë moment është përplasur nga një veturë me shpejtësi të madhe drejtuesi i së cilës ishte në gjendje të dehur, pas së cilës basketbollisti ka ndërruar jetë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat