Peja kualifikohet në gjysmëfinale

Basketboll

Peja kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 19:27
Peja

Peja u kualifikua në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës, pasi mundi Proton Cable Prizrenin me rezultat 100:81 (28:24, 20:15, 21:19, 31:23).

Çereku i parë ishte kryesisht i baraspeshuar me verdhezinjtë që e fituan këtë pjesë 28:24, derisa vazhduan me lojë më të mirë në periudhën e dytë, 20:15, për të shkuar në pushim me rezultat 48:39.

Pejanët menaxhuan epërsinë edhe në pjesën e dytë për të fituar në fund 100:81.

MVP i ndeshjes ishte Daniels Jaëauhn i Pejës me 23 pikë e 11 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat