Sigal Prishtina-Trepça është finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll.
Mitrovicasit kanë mundur Golden Eagle Yllin me rezultat të thellë 83:61 (27:16, 20:14, 19:10, 17:21).
‘Xehetarët’ e nisën ndeshjen më mirë dhe nga fillimi e deri në fund ishin në epërsi.
Fituesit aktualë të Superkupës e fituan çerekun e parë 27:16, derisa me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, 20:14, për të shkuar në pushim me shifrat 47:30.
Në pjesën e dytë vetëm sa e ngritën epërsinë për të triumfuar 83:61.
Mikaile Tmusiq ishte MVP i ndeshjes me 16 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.
Finalja Sigal Prishtina-Trepça zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00.