Befason

Basketboll

Befason

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 11:46
Shaquille O'Neal

Ish-basketbollisti Shaquille O'Neal, ka qenë i ftuar në një program televiziv, ku ka bërë një deklaratë të bujshme.

Ai ka cilësuar basketbollistin Rudi Gobert si lojtarin më të keq të të gjitha kohërave. I pyetur se cili ka qenë lojtari më i keq, ai i është përgjigjur prerazi.

“Nëse firmos një kontratë prej 250 milionë dollarësh duhet të më tregosh se je një lojtar që e meriton ato shumë.

Ka njerëz si ai, Gobert, që përpiqen të përfitojnë nga sistemi, duke përfituar gjithë ato para dhe nuk dinë të luajnë. Ndaj, këto tipa nuk i respektoj”, tha O’Nill.

Më tej, gjigandi amerikan zbuti këtë situatë.

“Sa herë që bëj këto komente njerëzit mendojnë se unë e urrej  atë, por janë thjesht faktet ato që më detyrojnë të bëj këto deklarata,” tha në fund O’Nill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat