Gjithçka gati për ndeshjen finale Sigal Prishtina – Trepça

Basketboll

Gjithçka gati për ndeshjen finale Sigal Prishtina – Trepça

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2024 Në ora: 17:48
Trepça

Gjithçka gati për ndeshjen finale Sigal Prishtina – Trepça 

Me kureshtje të madhe pritet ballafaqimi mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës së Mitrovicës, në kuadër të finales së Superkupës së Kosovës në basketboll.

Finalja luhet nesër në orën 20.00.

“Biletat për ndeshjen KB Prishtina - KB Trepça do të dalin në shitje nga ora 14:00 në biletarin para palestrës ‘Sezai Surroi’.

Biletat Tribunë do të kushtojnë 5 euro.

Biletat VIP do të jenë të dallueshme me ngjyrë të veçantë dhe kushtojnë 15 euro.

Ju lutem respektoni numrat e biletave VIP, duke u ulur sipas numrave të shënuar në bileta për vendet VIP (parket).

Të gjithë tifozët do të kalojnë një kontroll në hyrje të palestrës. Nëse ndonjë person tenton të hyjë me objekte të ndaluara, do të përballen me masa të ashpra.
  - Shkrepësave
  - Pijeve dhe shisheve plastike
  - Mjeteve shpërthyese
  - Mjeteve të tjera të forta

- Ejani më herët për të shmangur tollovitë dhe për të siguruar një hyrje të qetë”, njofton KB Bashkimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat