​Sot finalja e madhe e Supërkupës së Kosovës në basketboll

Basketboll

​Sot finalja e madhe e Supërkupës së Kosovës në basketboll

Më: 11 shtator 2024 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Sigal Prishtina dhe Trepça do të përballen sot në super finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll. Superkupa filloi me ndeshjet çerekfinale në Prizren dhe do të përfundojë të sot në mbrëmje, me përballjen e dy skuadrave me traditë të basketbollit të Kosovës.

Bardhekaltrit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Vëllaznimit 78:73, ndërsa në gjysmëfinale ndaj Pejës 91:80.

Ndërkohë, mitrovicasit në çerekfinale shënuan fitore ndaj Borës 85:76 dhe në gjysmëfinale ndaj Golden Eagle Yllit 83:61.

Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në Palestrën “Sezai Surroi”, ku pritet spektakël i basketbollit. Fitues aktual i Superkupës është Trepça, derisa një vit më parë kishte fituar Sigal Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat