Mbahet FIBA SCOD Klinika me gjyqtaë!
Nga 7 deri më 9 Shtator 2024 në Qendrën Inovative në Prizren është mbajtur FIBA SCOD Klinika parasezonale për të gjithë gjyqtarët e FBK-së, pjesë e listë për aprovim për edicionin 2024-2025 dhe është udhëhequr nga Komesari i Garave, Faton Kurshumlija, FIBA Referee Instruktori Sinisa Herceg nga Kroacia.
FIBA SCOD Klinika parasezonale organizohet në bashkëpunim dhe me aprovim të FIBA Referee Departamentin, ku FBK është implementuese e suksesshme në kuadër të projektit FIBA SCOD Referee Projekteve.
Gjyqtarët pas prezantimeve të cilat kanë qenë në agjendë kanë përcjellur ndeshjet e zhvilluara në kuadër të Superkupës së Kosovës.