Trepça shkëlqen ndaj prishtinasve, fiton Superkupën e Kosovës

Basketboll

Trepça shkëlqen ndaj prishtinasve, fiton Superkupën e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 11 shtator 2024 Në ora: 22:01
Pamje nga një ndeshje

Trepça e Mitrovicës është ftues i Superkupës së Kosovës në basketboll. 

Mitrovicasit e nisin edicionin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar me rezultat 89:73 (14:15, 26:19, 22:17, 27:22) ndaj Sigal Prishtinën, në finalen që u zhvillua në palestrën e sportit "Sezai Surroi".

Prishtina vetëm në çerekun e parë ishte më e mirë duke avancuar me 14:15, por në çerekët e radhës mitrovicasit treguan lojë më të mirë.

Në minutën e 32-të, Trepça shkëputet në epërsi me 16 pikë (67:51).

Në minutën e 36-të, rezultati ngushtohet në 73:65 dhe 78:70 në minutën e 38-të. 

Trepça shënoi fitore me rezultat 89:73 ndaj bardhekaltërve.

Basketbollisti Sammy Hunter është më efikasi të Trepça, me gjithsej 18 pikë, i ndihmuar nga Desmond Cambridge Jr 15, Malik Johnson 14, Larry Thomas 13 pikë etj. dhe Jalen Moore me 20 pikë te Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat