Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin 2024-25 në Superliga Femrat.
Komesari i Garave në FBK, Faton Kurshumlija dhe Asistentja Ekzekutive në FBK, Rrezarta Kqiku kanë bërë hedhjen e shortit në prani të përfaqësuesve të klubeve.
Superliga Femrat hapet me super derbin në mes kampiones aktuale Bashkimit dhe nën kampiones Prishtinës.
Junior 06 debuton në Superligën Femrat në ndeshjen ndaj Penzes, ndërsa Peja 03 është nikoqire e Trepçës.
Edicioni i ri do të fillojë më 11/13 tetor, që pritet të jetë njëri nga më interesantet në vitet e fundit.
Xhiro 1
KBF Bashkimi- KBF Prishtina
KBF Peja 03- KBF Trepça
KBF Junior 06- KBF Penza
Xhiro 2
KBF Prishtina- KBF Penza
KBF Trepça - KBF Junior 06
KBF Bashkimi- KBF Peja 03
Xhiro 3
KBF Peja 03- KBF Prishtina
KBF Junior 06- KBF Bashkimi
KBF Penza- KBF Trepça
Xhiro 4
KBF Prishtina- KBF Trepça
KBF Bashkimi-KBF Penza
KBF Peja 03- KBF Junior 06
Xhiro 5
KBF Junior 06- KBF Prishtina
KBF Penza – KBF Peja 03
KBF Trepça- KBF Bashkimi