Legjenda e NBA-së, Shaquille O’Neal e bëri një tjetër blerje ekstravagante.
Ish-basketbollisti amerikan e bleu një veturë të modelit Tesla të quajtur “Cyberbeast”, një variant më i fuqishëm i tashmë të famshmit “Cubertruck”.
Dashuria e tij për inovacionin e automobilave dhe në dizajnin e personalizuar është tashmë e njohur në mesin e fansave, ndërsa blerja e re e nënvizon pasionin e tij të vazhdueshëm për automjetet e nivelit të lartë.
Edhe pse tashmë e kishte një veturë identike, ai shpjegoi se përse e bleu një tjetër:
“Unë nuk dua të jem i pasjellshëm, por më mungon “Cybertruck” im dhe nuk dua ta end nga Vegas në Atlanta. Për këtë, thjesht do ta blej një tjetër”, deklaroi Shaq. Edhe shefi ekzekutiv i Tesla, Elon Musk i dha vëmendje veturës së re të Shaq, Cyberbeast, duke e shpërndarë postimin e O’Neal në Twitter.
Blerja e re i kushtoi ish-basketbollistit të Los Angeles Lakers hiç më pak se 100 mijë euro, ndërsa “Cyberbeast” po bëhet gjithnjë e më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht për shkak të dizajnit të tij të paparë ndonjëherë.
Sidoqoftë, kjo veturë nuk mund të blihet në Evropë. Tregu evropian nuk është aq i përshtatshëm sa tregu amerikan dhe as rrugët nuk janë të përshtatura për automjete të kësaj madhësie.
Rregullat evropiane po ashtu kërkojnë që asnjë kënd i jashtëm i makinës të mos jetë i mprehtë, do të thotë duhet ta ketë një rrumbullakësi minimale 3,2 milimetra.
“Cybertruck”, nga ana tjetër, është ndërtuar nga poligone të rregullta çeliku, ndërsa qoshet e tij të jashtme janë dukshëm më të mprehta nga sa u përmendën më lartë.
Gjithashtu, shtrohet edhe pyetja e kategorizimit të tij.
“Cybertruck” bosh peshon rreth 3.1 tonë dhe pesha totale maksimale e tij, në varësi të modelit, është midis 4 e 4,5 tonë.
Kjo e zhvendos atë nga kategoria B (pesha maksimale e lejuar prej 3,5 tonë) në C1, që do të thotë se nuk duhet të vozitet me patentë shoferi normale për automjete, por për kamionë të lehtë.
Shaquille O’Neal luajti për Orlando, Lakers, Miami, Phoenix, Cleveland dhe Boston dhe i fitoi katër tituj të kampionit, tre me Lakers dhe një me Miamin.
Ai gjithashtu e fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike në Atlanta në vitin 1996 dhe Kampionatin Botëror në Kanada në vitin 1994.