Trajneri iBosnjës dhe Heregovinës, Adis Beçiragiq mbrëmë u kurorëzua me trofeun e tij të 10-të në basketbollin kosovar, pas triumfit në Superkupë me Trepçën.
Trajneri boshnjak debutoi në Kosovë në vitin 2020 me Pejën, ku pak ditë më vonë arriti të triumfoj në eventin e Kupës së Kosovës, të mbajtur në Rahovec.
Fati i tij i keq ishte se ajo sezon përfundoi shkak i COVIDIT, pasi me skuadrën që pati Peja mund të kurorëzohej me një tjetër trofe.
Sezona 2019/20 në basketbollin kosovar përfundoi aty dhe Beciragici u largua nga Peja.
Por, ai u rikthye sërish në sezonin e ri në basketboll megjithatë tani me një destinacion të ri.
Ai morri timonin e Golden Eagle Yllit nga Suhareka, me të cilën skuadër shkroi histori.
Boshnjaku ia siguroi titullin e parë në histori Yllit në sezonin e tij të parë, ndërsa pas një viti e mbrojti titullin e fituar.
Përvec dy kampionateve të fituara me suharekasit, ai triumfoi në Superkupën Mbarëkombëtare dhe gjithashtu ishte fitues i Ligës Unike.
Trajneri i Bosnjës, nuk pati një sezon të suksesshëm në vitin 2022/23 dhe u largua nga Ylli për të marr timonin e Trepçës, skuadër e cila humbi dy finale radhazi dhe ishte në kërkim të titullit kampion që nga viti 2012.
Padyshim që me ardhjen e Adisit në Mitrovicë erdhën edhe trofetë.
Në sezonin e kaluar që ishte i pari për të tek ‘xehetarët’, fitoi të gjithë trofetë e mundshëm në basketbollin kosovar, madje riktheu edhe titullin e shumëkërkuar nga mitrovicasit.
Tani në edicionin e ri 2024/25, mbrëmë fitoi edhe Superkupën e Kosovës në basketboll ku mposhti Sigal Prishtinën me rezultat 89-73.
Kjo ishte Superkupa e dytë me radhë për Trepçën, nën drejtimin e boshnjakut.
Kështu arriti në kuotën e 10 trofeve në basketboll, para tij është vetëm Arben Krasniqi që tani më e udhëheq Borën.
Krasniqi ka të fituar plot 15 trofe.
Ndërkohë për trajnerin boshnjak sfida e radhës me skuadrën nga Mitrovica është të bëhen skuadra e parë në Kosovë që prekin Champions League.