ProCredit Superliga është hapur me ndeshjen ndërmjet Vëllaznimit dhe Pejës.
Fitore shënoi skuadra kuqezi me rezultat 73:65 (13:17, 31:20, 15:13, 14:15).
Më i miri te vendasit ishte Jason Jitoboh me 13 pikë e 13 kërcime, kurse Shizz Alston e ndihmoi me 28 pikë.
Shahade Wells ishte më i miri te mysafirët me 18 pikë e gjashtë kërcime.