Mbrëmë ka nisur edicioni i ri 2024/25 në Superligën e Kosovës në basketboll me sfidën e Vëllaznimit ndaj Pejës.
Teksa sot në program janë dy ndeshje tjera të xhiros hapëse në elitë.
Fillimisht nga ora 17:15 takohen Bora dhe Golden Eagle Ylli.
Ndërkohë ndeshja tjetër zhvillohet në Prizren mes Proton Cable Prizrenit dhe Sigal Prishtinës.
Ky takim nis nga ora 19:00.
Kurse sfida mes Bashkimit dhe Trepçës është shtyer për një datë tjetër pasi mitrovicasit janë të angazhuar në kualifikimet për Champions League.