Fetahu, panelist në Tryezë diskutimin “Sporti dhe demokracia

Basketboll

Fetahu, panelist në Tryezë diskutimin “Sporti dhe demokracia

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 17:55
Pamje

Fetahu, panelist në Tryezë diskutimin “Sporti dhe demokracia!

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu ka qenë panelist Tryezë diskutimin “Sporti dhe demokracia: Një vizion i ri për të ardhmen”.

Diskutimi është organizuar për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, në koordinim me Kuvendin e Kosovës përmes Forumit për Transparencë Parlamentare, me mbështetje nga DemSports dhe NDI.

“Me mburrje e krenari them që FBK është një nga organizatat sportive më transparente dhe llogaridhënëse në vend, duke mbështetur kësisoj dy prej parimeve bazike të demokracisë përmes publikimit të të gjitha aktiviteteve dhe vendimeve të veta online dhe përmes njoftimeve në formë buletini të të gjithë palëve me interes për to”, është shprehur Fetahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat