Kampionia e Kosovës, Trepça do të ketë një ndeshje mjaft të vështirë ndaj kampionit të Çekisë, Nymburk.
Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Turneu kualifikues po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Sfida zhvillohet të premten nga ora 13:00, sipas kohës në Kosovë.
Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit të ndeshjes Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni). Finalja zhvillohet të dielën nga ora 18:00.
Në çerekfinale të kualifikimeve, mitrovicasit fituan ndaj kampionit të Qipros, Keravnos 82:79.
Në kualifikime janë 24 skuadra, ku katër më të mirat nga çdo grup kualifikues do t’i bashkohen 28 skuadrave që tashmë janë përcaktuar për edicionin e ri.