Kampionia e Kosovës, Trepça është mundur nga kampioni i Çekisë, Nymburk.
Mitrovicasit pësuan me rezultat 84:78 (20:17, 20:18, 21:19, 23:24).
Sfida u zhvillua në Anatalia, në kuadër të gjysmëfinales kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
‘Xehetarët’ luftuan deri në fund dhe pasi kishin fituar çerekfinalen ndaj kampionit të Qipros, shpresuan se do të jenë pjesë për herë të parë pjesë e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, duke përfunduar 40:35 për cekët, derisa mitrovicasit tentuan rikthimin në pjesën e dytë, por nuk ia arritën qëllimit dhe pësuan 84:78.
Kjo ishte hera e parë që Trepça luajti në kualifikimet e Ligës së Kampionëve, derisa tashmë do të luajë në FIBA Europe Cup në edicionin e ri.