Embiid, firmos kontratën e re për 193 milion dollarë

Basketboll

Embiid, firmos kontratën e re për 193 milion dollarë

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 23:49
Joel Embiid

Njëri ndër basketbollistët më të mirë në NBA, Joel Embiid, ka firmosur kontratë të re me skuadrën e Filadelfia-s, e cila do të skadojë në vitin 2029.

Marrëveshja do të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe në tre vitet e ardhshme, basketbollisti kamerunas me pasaportë amerikane, do të përfitojë plot 193 mln dollar.

Kjo marrëveshje është një ndër marrveshjet më të begatshme në NBA, ndërsa bashk me sezonet e ardhshme, të sezonit 2024/25 dhe 2025/26,

Embiid do të përfitojë rreth 301 mln dollar. Kujtojmë se Embiid u aktivizua në NBA në vitin 2014, kur Filadelfia e zgjodhi si pëzrgjedhje e tretë në Drafiti të atij viti.

Embiid nuk ka ndryshuar mjedisin prej aktivizimit te skuadra e Filadellfisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat