Një super përballje luhet sot në elitën e basketbollit të Kosovës

Basketboll

Një super përballje luhet sot në elitën e basketbollit të Kosovës

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me një super sfidë mes Bashkimit dhe Vëllaznimit.

Kjo sfidë luhet në kuadër të xhiros së dytë të basketbollit kosovar.

Ndeshja zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Vëllaznimi e ka nisur sezonën mjaft mirë duke mposhtur Pejën në javën e parë.

Kurse, Bashkimi nuk ka luajtur pasi pati kundërshtar Trepçën e cila mori pjesë në kualifikimet për Champions League, andaj sfida ishte shtyrë.

Sfida mes Bashkimit e Vëllaznimit fillon nga ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat