Gati shtimi i skuadrave duke nisur nga ky sezon

Basketboll

Gati shtimi i skuadrave duke nisur nga ky sezon

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

NBA po mendon që duke nisur nga sezoni 2027-2028 të rritë nga 30 në 32 numrin e skuadrave pjesëmarrëse në kampionat.

Kjo do të thotë që pas tri sezonesh mund të kemi dy ekipe më shumë.

Ky është afati që NBA i ka vendosur vetes, pasi ka arritur të përmbushë më herët edhe disa detyrime, si kontrata kolektive dhe marrëveshja për mediat.

Tashmë hapi i radhës është rritja e numrit të skuadrave.

Komisioneri i NBA, Adam Silver, tha se për këtë cështje do të diskutohet pas disa muajsh. Dy qytetet (skuadrat) që pritet të hyjnë në kampionat janë Seattle dhe Las Vegas, favorite në këtë garë.

Madje LeBron James është duke blerë disa kuota të ekipit të Las Vegas, duke investuar te skuadra nga Nevada. Gjithsesi, drejtuesit e NBA po punojnë që gjithcka të jetë gati pas tri vitesh, kur pritet të nisë një epokë e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat