Superkupa e Kosovës Femrat në Pejë!

Basketboll

Superkupa e Kosovës Femrat në Pejë!

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave do të mbahet këtë vit në qytetin e Pejës, ku do të zhvillohen ndeshje të jashtëzakonshme që nga çerekfinalet deri në finale .

Pas përfundimit të konkursit dhe bazuar në kompetencat që dalin nga Statuti dhe Rregullorja e Punës së Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Bordi ka vendosur që Superkupa Femrat të organizohet nga 30 shtator deri më 4 tetor 2024.

Ngjarja do të organizohet nga KBF Peja 03 në bashkëpunim me FBK.

Gjatë këtyre ditëve të Superkupës, skuadrat e Superligës do të kenë mundësinë të kryejnë testet finale para fillimit të kampionatit 2024/25.

Në edicionin e kaluar, triumfues i Superkupës ishte Bashkimit, i cili fitoi edhe Kupën dhe titullin, duke siguruar tre trofetë në basketbollin e femrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat