Një kanadaze në Partizan

Basketboll

Një kanadaze në Partizan

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 12:21
Partizani

Partizani i basketbollit të femrave është një prej skuadrave më aktive në merkato.Kryeqytetaset e trajneres Eliverta Bujari kanë bërë përforcime të shumta dhe futen me ambicie të mëdha në edicionin 2024-2025 për fitimin e të gjithë trofeve, ku sigurisht objektivi kryesor mbetet titulli kampion, rezultat që është arritur vetëm një herë në histori nga të kuqet, në vitin e largët 1989.

Partizani ka prezantuar disa lojtare të rëndësishme, vendore dhe të huaja në këtë sesion merkatoje.

Së fundmi të kuqet kanë zyrtarizuar përforcimin e radhës. Bëhet fjalë për një lojtare me një emër disi “pikant”,

Jenna Dick, e cila aktivizohet në pozicionet 1 dhe 2. Basketbollistja kanadeze vjen nga kolegjet në SHBA dhe ky do të jetë sezoni i parë i plotë si profesioniste.

Dick ka thënë edhe fjalët e saj të para për kalimin në radhët e Partizanit: “Mezi pres të takoj të gjithë dhe të filloj karrierën time profesionale. Jam eemocionuar për të filluar dhe tepër mirënjohëse për këtë mundësi”, është shprehur Dick, e cila së shpejti pritet të bashkohet me ekipin.

Ndërkohë, më herët Partizani kabërë afrime të rëndësishme vendore, siç janë Enisa Semanjaku dheAida Palko, lojtare me kualitet dheeksperiencë. Ndërsa së fundmi metë kuqet ka firmosur edhe amerikania Sha’Lynn Hagans, e cila luannë pozicionet 2 dhe 3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat