Peja në presion të Maroussit

Basketboll

Peja në presion të Maroussit

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 18:01
Peja

KB Peja do të zhvillojë dy ndeshjet kualifikuese për FIBA Europe Cup.

Peja do të ndeshet me skuadrën Maroussi.

Sfida e parë luhet sonte nga ora 19:30, derisa sfida e dytë zhvillohet të enjten nga ora 19:30.

Pejanët synojnë të kalojnë kualifikueset dhe të jenë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup, ashtu si edhe edicionin e kaluar, ku kishin paraqitje mjaft të mira në grupe me dy fitore e katër humbje.

Pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup është konfirmuar Trepça, derisa më 27 shtator, do të dihen përfundimisht 40 skuadrat, që do të formojnë grupet për edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat