Basketbollisti i Pejës nuk ia zgjati dorën lojtarit serb, kjo është arsyeja

Basketboll

Basketbollisti i Pejës nuk ia zgjati dorën lojtarit serb, kjo është arsyeja

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 23:40
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Pejës ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë kualifikuese për FIBA Europe Cup pasi është mposhtur në Greqi nga Maroussi.

Në duelin e parë, të luajtur të martën, Peja është mposhtur me rezultatin 98:75 dhe është në prag të eliminimit në fazën kualifikuese të kësaj gare.

Por, ajo çka ra në sy pas ndeshjes ishte një sekuencë që përfshinte basketbollistin e Pejës, Andi Ahmetin.

Andi refuzoi t’ia zgjatë dorën lojtarit serb nga klubi grek.

Basketbollisti serb i Maroussi, Miroslav Raduljica ditë më parë kishte shkruar një koment në një postim të klubit grek: “Kosova është Serbi”.

Përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të luhet të enjten mbrëma, që po ashtu do të zhvillohet në Greqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat