KB Prishtina dhe Sigal-i vazhdojnë bashkëpunimin

Basketboll

KB Prishtina dhe Sigal-i vazhdojnë bashkëpunimin

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 16:29
Foto nga takimi

Klubi i Basketbollit Prishtina dhe kompania e sigurimeve, Sigal Uniqa Group Austria kanë vazhduar bashkëpunimin ndërmjet tyre. Kryetari i KB Prishtinës, Blerand Stavileci tha nw konferencë pwr media se bashkëpunimi me Sigalin e ka ndihmuar Prishtinën që ta vazhdoj rrugën e sukseseve dhe fitimin e trofeve të shumtë në basketbollin vendor.

Ai shtoi se për 21 vjet bashkëpunim këto dy brende kanë qenë shembull i bashkëpunimit edhe për klubet tjera në Kosovë, derisa ka theksuar se pronari i Sigal-it, Avni Ponari ka qenë gjithmonë afër klubit duke e mbështetur atë në situata të mira por edhe të rënda.

Nga ana tjetër, vet pronari i Sigal Uniqa Group Austria, Avni Ponari, theksoi se këto dy brende janë rritur duke shënuar suksese të përbashkëta dhe duke arritur hiç më pak se 31 trofe vendor dhe ndërkombëtar.

Ai ka shtuar se ndihet krenar me bashkëpunimin e KB Prishtinën gjatë gjithë këtyre viteve dhe është i lumtur që do të vazhdojë ta mbështes këtë klub.

Kontrata e re e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy brendeve është në kohëzgjatje prej një viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat