Los Angeles Lakers po përgatiten për një sezon të ri, historik për ekipin e tyre, por edhe për të gjithë ligën NBA. LeBron James dhe djali i tij me të njëjtin emër do të bëhen të parët baba dhe bir që do të luajnë në ligën më të madhe në të njëjtën kohë dhe, natyrisht, të parët që do ta bëjnë këtë në të njëjtin klub.
LeBron dhe Bronny ishin aktorët kryesorë të historisë stërvitore të shpërndarë nga insajderët e NBA-së në rrjetet sociale dhe të raportuara nga mediat.
Në një moment gjatë stërvitjes së aksioneve, ndodhi që djali i tij të luante mbrojtje ndaj LeBron.
Sipas raportimeve, në një moment Bronny pati fatin e keq të prekte apo godiste në dorë babanë e tij, i cili sulmonte vijën e gjuajtjeve të lira me topin në dorë.
Aksioni përfundoi me LeBron që u shkëput nga Bronny nën kosh dhe shënoi, më pas u kthye drejt tij dhe filloi me fjalë të ashpra, ofendime dhe provokime.
Djali i kosha-shënuesit më të mirë në historinë e NBA (40,474 pikë) u zgjodh nga Lakers si zgjedhja e 55-të në draftin e këtij viti.
Bronny ka lindur në vitin 2004, kur babai i tij ishte një debutues 19-vjeçar me Cleveland Cavaliers.