Java e dytë në ProCredit Superligë solli tri ndeshje interesante, duke përfshirë derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Mitrovicasit fituan në këtë përballje (77:67), por basketbollisti me indeksin më të lartë ishte Terrell Brown.
Ai ndaj kampionit të Kosovës kishte 35 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 37, apo më të lartin e kësaj xhiro.
‘Top 5’ lojtarët më të mirë:
Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 35 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 37 indeksi
Damiree Burns (Sigal Prishtina) 23 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 34 indeksi
Jalen Moore (Sigal Prishtina) 15 pikë, 4 kërcime, 11 asistime, 26 indeksi
Ardarryl Clay Jr (Bora) 36 pikë, 2 kërcime, 4 asistime, 23 indeksi
Desmond Cambridge Jr (Trepça) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, 20 indeksi