Basketbolli shqiptar do të nisë sot zyrtarisht edicionin sportiv 2024- 2025, me aktivitetin e parë të kalendarit.
Për tri ditë me radhë nga kjo e premte dhe deri të dielën në qytetin e Elbasanit do të mbahet Kupa e FSHB-së.
Bëhet fjalë për një kompeticion që u shërben ekipeve më shumë për t’u testuar para startit të kampionateve kombëtare.
Sfida hapëse e këtij aktiviteti do të jetë në radhët e meshkujve, teksa Fieri dhe vendësit e Elbasanit do të zhvillojnë ndeshjen paraelimintarore.
Fituesin e këtij çifti e pret “krahëhapur” Besëlidhja të shtunën në gjysmëfinale.
Ndërsa gjysmëfinalja tjetër do të vendosë përballë Tiranën dhe Apoloninë. Në radhët e femrave në gjysmëfinalet e së shtunës do të kemi përballjet TiranaElbasani dhe Flamurtari-Studenti. E diela do të jetë dita e finaleve, si për femra gjithashtu edhe për meshkuj.